Dy zjarre në Tetovë shkaktojnë dëm prej 10.000 euro

0
238

Zjarri i parë u ndez dje rreth orës 14, nga arsye të panjohura deri më tash, në shtëpinë e Tetovarit G.K (51 vjeç) ndërsa i dyti në hambar. Siç informon zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifovski, dy zjarret që janë ndezur mbrëmë, për arsye deri më tani të panjohura, kanë shkaktuar dëme materiale rreth 560 mijë denarë.

“Zjarri i parë shpërtheu dje rreth orës 14 në shtëpinë e Tetovarit G.K (51 vjeç) në rrugën 176 në Tetovë. Nga zjarri tërësisht u dogjën dhoma e ndenjes e cila gjendej në katin përdhese dhe komplet mobiliet dhe aparatet elektrike, ndërsa i dëmtuar gjithashtu është edhe korridori i këtij objekti. Nuk ka të lënduar nga ky rast pasi që djali adoleshent i pronarit të shtëpisë me shpejtësi është larguar nga dhoma në të cilën në momentin që ka shpërthyer zjarri, ai ka qenë duke fjetur.

Pas intervenimit të njësive të zjarrfikësve të Tetovës, zjarri është lokalizuar dhe është parandaluar përhapja e tij. Është kryer kontroll dhe po zbardhet arsyeja për zjarrin, ndërkaq dëmi i përgjithshëm material llogaritet të jetë 400 mijë denarë”, tha Josifovski.

SHARE