E Doja Për Nuse, Por Më La Pasi Më Mbaruan Lekët!

0
241

30-vjecari nga Kulla e Durrësit ka denoncuar në polici të dashurën e tij nga Manza, (dy fshatra ngjitur me njëri-tjetrin), tre vjet pasi e kishte njohur në rrjetin social “Facebook”.

“Më ka vjedhur 60 milionë lekë për tre vjet, duke më mashtruar se do të martohej me mua. Pas tre vjetësh më la”, mësohet t’iu ketë thënë oficerëve të policisë në kallëzimin e bërë 30 vjecari me iniciale B.A.

“Punoja në fshat dhe njëkohësisht më dërgonin para vëllezërit që kam jashtë shtetit. Të gjitha paratë ia kam dhënë të dashurës time që nga viti 2015 kur u njohëm. Ajo më thoshte jemi keq, dua të më ndihmosh me para. Ia çoja herë pas here. Donte dhurata të shtrenjta. Ia bleja.

Më kërkonte orë, unaza, varëse floriri ia kam blerë. E doja për nuse në shtëpi, por ajo më ka mashtruar. Ishte nga Manza, më tregoi të gjithë historinë e jetës së saj. Kemi folur në “Facebook” me mesazhe edhe kur shtriheshim për gjumë me njëri- tjetrin. Nuk e kisha pandehur se do të më bënte këtë gjë.

Për tre vjet kam shkrirë pasurinë time për të. Nga viti 2015 u njohëm, e më thoshte që ishte në gjendje të keqe ekonomike. Më shkruante në “FB” dhe unë i dërgoja lekë. Më pas më thoshte se donte gjëra dhe unë ia kam blerë. I kam dhënë lekët.

Më pas më la, ma mbylli adresën, më bëri block në “Facebook”, dhe nuk më përgjigjej më. Unë kisha menduar se ajo do të ishte nusja ime, por ajo më la, pasi mu mbaruan lekët”, u ka thënë policëve 30-vjeçari nga Kulla.

Policia bëri me dije se është duke hetuar në lidhje me mastrimin financiar të bërë nga 27-vjeçarja e arrestuar për mashtrim prej 60 milionë lekësh të vjetër. Po kështu, policia po heton edhe për dërgesat që vëllezërit i kanë bërë nga emigracioni 30-vjeçarit.

SHARE