Elbasan, mes të arrestuarve edhe nga fisi Çapja

0
140

Në kuadër të një operacioni në Elbasan janë sekuestruar armë zjarri dhe fishekë.

Mes të arrestuarve ka dhe nga fisi Çapja. Burimet mediatike raportojnë se tani operacioni është përqëndruar pranë hotelit të tyre.Bëhet e ditur se aksioni është duke u zhvilluar momentalisht, ndërkohë që priten dhe arrestime të tjera. Sipas burimeve të policisë detajet dhe emrat do të bëhen publik në vijim.

Po ashtu dyshohet se një nga personat e ndaluar kishte minë me telekomandë, me vete. kreu i Policisë së Shtetit Altin Qato e ka konsideruar aksion rutinë.

Ky aksion i policisë vjen vetëm dy ditë pasi ministri i Brendshëm dekretuar një ditë më parë nga presidenti Ilir Meta, zhvilloi një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, ku kërkoi kërkoi performancë nga ana e trupës policore dhe goditje të shpejtë të grupeve kriminale.

SHARE