Familja shqiptare me dy fëmijë të mitur hidhet në rrugë pa kurëfar mëshire

0
297

Shoqata franceze “Habitat et Citoyennete”, e cila i ka bërë publike këto fakte, pas publikimit të të dhënave të “Nice-Matin” i është bashkuar shoqatës “Tous citoyens!” të David Nakache

E kontaktuar nga e përditshmja franceze “Nice-Matin” në lidhje me çështjen e familjes shqiptare Zebi, azilkërkues të hedhur nëpër rrugët e Nicës në Francë, me dy fëmijë të moshës 20-muajshe dhe 6-vjeçare, Komuna e Alpes-Maritimes është përgjigjur mbrëmjen e së enjtes: “Nuk kemi çfarë të deklarojmë mbi këtë temë”.

Gazeta në fjalë ka shpresuar se do të dëgjojë konfirmimet apo mohimet e dokumenteve të cilat i posedon, kushtet e sakta të dëbimit të tyre nga hoteli dhe të mësojë se si kanë reaguar shoqatat e ndryshme humanitare, nëse rastet e tilla të ngjashme janë realitet në vendbanimin e refugjatëve.

Shoqata franceze “Habitat et Citoyennete”, e cila i ka bërë publike këto fakte, pas publikimit të të dhënave të “Nice-Matin” i është bashkuar shoqatës “Tous citoyens!” të David Nakache.

Ajo ka konfirmuar ekzistimin e kësaj praktike nga ana e Komunës. “Kryebashkiaku i Alpes-Maritimes nuk prononcohet në lidhje me refugjatët, vetëm nëse bëhet fjalë për shoqërimin e numrit të tyre në kufi. Ai gjithashtu refuzon të përgjigjet kur shërbimet e tij hedhin në rrugë familje me fëmijë të moshave të ulëta.

Megjithatë, kryebashkiaku pohon se e respekton ligjin, edhe pse ai personalisht ka qenë katër herë i dënuar nga drejtësia franceze dhe ka vepruar në mënyrë jashtëligjore.

Si mund të vendosen fëmijët nëpër trotuare? Në çfarë shkalle të humanitetit kemi arritur? Vallë, a duhet sërish të shkojmë nëpër gjykata që të respektohet ligji”, ka nënvizuar shoqata “Tous citoyens”.

SHARE