FESTIVALI BLETËZAT 2018 NJË SPEKTAKËL I VËRTETË

0
284

Në qendrën për kulturë në Tetovë sapo ka filluar festivali për fëmijë Bletëzat 2018 ku këtë vit performojnë 16 artistë të vegjël të cilët me këngët e tyre të përgatitura në mënyrë profesionale do të argëtojnë publikun tetovar i cili duket se sonte është në numër shumë të madh pasiqë ka mbushur sallën e madhe të qendrës për kulturë.

 

Kjo natē vërtetë është një natë festive për fëmijët pasiqë ata nën shoqërimin e prindërve të tyre duket se po argëtohen pa masë nën shoqërimin e tingujve të këngëve që garojnë këtë vit në këtë festival.

Përndryshe festivali Bletëzat është një ndër festivalet për fëmijë më të vjetër në Maqedoni që organizohet nga viti 1994 dhe nga i cili festival kanë dalë shumë yje të këngës shqipe. Këtë vit organizimi i këtij festivali është një spektakël i vërtetë

SHARE