Gjermania dhuron 600 mijë euro pajisje për Policinë e Maqedonisë së Veriut

0
113

“Mund të ju siguroj se Gjermania do ju mbështes edhe më tej drejt rrugës euroatlanike. Por, Qeveria e Maqedonisë së Veriut do duhet të realizojë reforma të caktuara, duke përfshirë këtu edhe reformat në strukturat e sigurisë”. Kështu është shprehur ambasador i Gjermanisë në Shkup Tomas Gerbehih i cili së bashku me gjeneralin Gregor Pelcël, qëndruan për vizitë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me ç’rast dhuruan një donacion me vlerë mbi 600.000 euro.

Tomas Gerbehih, ambasador i Gjermanisë në Shkup

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndërmori një rrezik të madh politik, por me arritjen e Marrëveshjes së Prespës, e cila në fakt dha shembull për atë se si mund të zgjidhen konfiktet në rajon. Në periudhën në vazhdim, e cila do të jetë shumë e rëndësishme. Ajo do të ndodh në qershor këtë vit, kur vendet anëtare do të duhet të vendosin se a do të fillojnë bisedimet këtë vit për anëtarësimin qasës”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se Gjermania ka qenë mbështetje për Maqedoninë e Veriut, që nga pavarsia e saj. Ai bëri të ditur se Gjermania i dhuroi vendit, 20 makina të markës “Dacia Duster” me vlerë prej 323.000 euro dhe 351 palë çizme speciale në vlerë prej 45.000 euro, për nevojat e policisë kufitare pranë Byrosë për Siguri Publike.

Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendëshme

“Nga pavarësisa e vendit deri sot, Gjermania pa dymendësi ose rezerva, ka dhënë kontribut të madh në përpjekjet tona për të ndërtuar shoqëri stabile, demokartike dhe prosporitative, për ta përgatitur atë, për tu bërë antare e Aleancës euroatlanike”.

Ambasadori Gerberih bëri të ditur se kanë mbetur vetëm disa detaje, për tu finalizuar Marrëveshja për bashkëpunim në sferën e sigurisë mes dy shteteve.

SHARE