Gjuha Shqipe, ‘Mollë Sherri’ Mes Shqipërisë Dhe Maqedonisë

0
226

Edhe pse ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologu i tij maqedonas floën dje për një marrëdhënje dhe bashkëpunim të gjërë mes dy shteteve për stabilitetin e rajonit, në Maqedoni ende mbetet problem sanksionimi ligjor e kushtetues i gjuhës shqipe.

Ky konstatim i shefit të diplomacisë shqiptare është bërë pas takimit me homologun maqedonas Nikola Dimitrov, të martën, në Tiranë, shkruan Koha Ditore.

Dimitrov ndodhet në Tiranë me ftesë të Bushatit dhe pikërisht në konferencën e përbashkët për gazetarët. “Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni është përshpejtuar.

Po bëhet gjithçka që të gjithë qytetarët e Maqedonisë, pavarësisht etnisë, të ndihen të barabartë”, ka thënë Dimitrov.

SHARE