Gostivar, mashtruesit mashtrojnë plakun i vjedhin portofolin

0
87

Sektori për punë të brendëshme Tetovë-Zyra e jashtme për punë kriminalistike Gostivar, e ka zbardhur në tërësi vjedhjen arogante (ndërsysh), të cilën më datë 26-shkurt rrethë orës 09 e 30 minuta, e ka denoncuar 70 vjeçari S.R. nga Gostivari, të cilit në rrugën ,,Nikolla Parapunov,,në Gostivar, dy persona ia kanë vjedhur portofolin, pasi që paraprakishtë i kanë lypur dhe i njëjti ju ka dhënë një shumë të caktuar parash, goja se për mjekimin e bashkëshortes të njërit prej tyre.

Dje (28-shkurt) është privuar nga liria 63-vjeçari E.D. dhe 67-vjeçari S.K. të dy nga Shkupi, dhe janë mbajtur në Stacionin policorë Gostivar. Për parashtresat adekuate të njëjtit sot (01-mars) do të dërgohen përpara gjykatësit, me procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Gostivar, ndërsa personit S.R. janë kthyer paratë e vjedhura.

SHARE