Grabitja në Aeroportin e Rinasit, përfundon ekspertiza e veturës së të djegur

0
108

Vetura e djegur në fshatin Dritas nga grabitësit e miliona eurove në Aeroportin e Rinasit, i është nënshtruar ekspertizës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Policia zhvendosi automjetin e djegur ndërsa mësohet se në brendësi të tij nuk u gjetën gjurmë biologjike të ndonjë personi.

Deri tani, e vetmja provë e hetuesve mbetet automjeti me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, i cili u përdor për të lëvizur bllokun e betonit të vendosur para derës së hyrjes së emergjencës së Aeroportit.

Gjithçka çfarë ka ndodhur brenda 300 sekondash, publikohen pamjet 3D të grabitjes në Aeroportin e Rinasit

Policia mësohet se ka nisur të verifikojë në disa servise makinash, për të mësuar se ku mund të jetë modifikuar shasia e mjetit, të cilit i ishte vendosur një shinë treni, për të bërë të mundur lëvizjen e bllokut të betonit.

Gjithashtu, po verifikohen edhe disa biznese private të reklamave ku mund të jetë printuar logo “Hetimi Tatimor” i ngjitur në furgon. Është kërkuar edhe informacion mbi vendin ku është porositur maska e përdorur nga Admir Murataj gjatë grabitjes, i cili mbeti i vrarë, pak metra pas grabitjes.

SHARE