Greqi, godasin me thikë shqiptarin

0
241

Një ngjarje e rëndë është shënuar diten e hënë por e bërë publikë vetem para pak orësh nga policia greke, Një shqiptar është plagosur me thikë ditën e hënë në Athinë, pasi është sulmuar nga tre persona.

Siç bëhet e ditur nga medita greke, kanë qenë tre persona, të cilët pasi kanë dhunuar dhe goditur me thikë shqiptarin, ata kanë tentuar që t’i marrinë të dashurën e tij, me të cilën ishte e shoqëruara kur ndodhi ngjarja.

Sulmi ndaj shqiptarit dhe të dashurës së tij ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit, teksa ata kanë qenë duke ecur jo shumë larg stacionit të Policisë së Athinës. Tre persona me maska u janë afruar atyre, ndërsa kanë goditur me grushte dhe më pas me thikë shqiptarin duke e lënë të plagosur.

Ata kanë tentuar që të marrin me dhunë të dashurën për ta futur në një furgon që e kishin parkuar aty afër. Por, ajo ka bërtitur duke bërë që të tërheq vëmendjen e patrullës së policisë, e cila ndodhej afër, ku policët kanë shkuar menjëherë në ndihmë të tij.

Një prej agresorëve është arrestuar nga policia, ndërsa dy të tjerët kanë mundur që të arratisen. Policia e Athinës ka sqaruar se po heton për të identifikuar dhe arrestuar dy personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa ka raportuar se shqiptari i sulmuar ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

SHARE