Haradinaj për NBC: AgresiIoni rus dhe agjenda islamiIke sfidat kryesore të Kosovës

0
75

Ndërsa Kosova aspiron anëtarësimin në NATO dhe BE, sfidat e saj kryesore burojnë nga agresioni rus dhe kthimi i luftëtarëve të ISIS, tha kryeministri gjatë Konferencës së Sigurisë së Mynihut të shtunën.

I pyetur nga NBC se cilat nga vendet e huaja i sheh si kërcënim më të madh, kryeministri u përgjigj:

“Për ne janë të dyjatë.”

“Ajo që ne e quajmë agjenda talebane apo islamike, ishte shumë agresive ndaj nesh”, tha Ramush Haradinaj për televizionin CNBC.

Përkundër përqëndrimit në xhihadistët vendas nga vende si Franca, Belgjika dhe Britania e Madhe, Kosova në të vërtetë kishte më së shumti qytetarë për kokë banori në Siri si çdo vend tjetër evropian.

“Por gjithashtu, rusët janë shumë agresivë”, vazhdoi Haradinaj.

“Ata janë kanë bazën e tyre në Serbi, dhe janë shumë aktiv në Serbi, ata kanë 3,000 pjestar rusë që e quajnë vetë si “humanitare në Serbi”, shumica prej tyre janë në të vërtetë anëtarë të shërbimeve të sigurisë ruse”, shprehet Haradinaj.

“Por ne kemi bërë detyrat tona të shtëpisë, nuk jemi vetëm. Ne punojmë në partneritet të ngushtë me SHBA dhe aleatë të tjerë, kryesisht aleatë të NATO-s”.

Ndërsa kryeministri nuk e shpjegoi pretendimet e tij për forcat ruse të sigurisë në Serbinë fqinje, Moska ka dhuruar avionë luftarakë në vendin ballkanik dhe refuzon të njohë legjitimitetin e Kosovës si shtet i pavarur.

SHARE