Humb jetën huligani që mori pjesë në incidentin në Beograd VIDEO

0
436

Gjatë natës së mbrëmshme në autostradën A3 në qytetin Ivanic Grad ka ndodhur një aksident i frikshëm në të cilin humbi jetën huligani i njohur kroat Ante Firic.

Firic ishte një nga pjesëmarrësit në incidentin e madh që ndodhi në Beograd në derbin mes Partizanit të Beogradit dhe Crvena Zvezdës.

Firic u përpoq të kalojë rrugën në orët e hershme të mëngjesit, por tre vetura goditën atë, duke lënë të vdekur në vend 27-vjeçarin.

Firic me disa huliganë tjerë shkaktuan kaos dhe trazira të mëdha në tribunat ku ishin të vendosur tifozët e Partizanit “Grobari”.

Në fund, ata mezi mbetën të gjallë, u arrestuan dhe disa muaj kaluan në një prej burgjeve në Serbi, përpara se të dëboheshin në Kroaci.

 

SHARE