Hysni Ismaili, ministri i ri i Kulturës në Maqedoninë e Veriut

0
100

Hysni Ismaili pritet të jetë ministri i ri në kabinetit qeveritar, që do të drejtojë Ministrinë e Kulturës, njofton Alsat.

Hysni Ismaili është profesor universitar dhe ligjëron në Universitetin e Tetovës.

Ai do ta zë vendin e Asaf Ademit, i cili ditë më parë dha dorëheqje për shkak të siç tha, arsyeve personale.

Përveç Ismailit, deri në fund të kësaj jave pritet të mësohen edhe emrat e ministrave tjerë të rinj të cilët do të jenë pjesë e kabinetit qeveritar.

SHARE