I mërzitur nga Merkel, Vuçiç ua nxjerr inatin gazetarëve shqiptarë: Ju dini serbisht, unë nuk di shqip

0
93

Presidenti serb, nuk ka kursyer batutat me gazetarët kosovarë. Gjatë konferencës, pas takimit me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini ishte Vuçiç i pari i cili ia bëri një pyetje të pavend gazetarit të Klan Kosovës.

“Ti po fotografon nga telefoni”, ishte pyetja që ai i bëri Sadikut, ku më pas vazhdoi me fjalët sesi të gjithë gazetarët e Kosovës flasin serbisht e ai është i vetmi që nuk ka mësuar shqip.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e gazetarit, i cili i ka thënë Vuçiç mund ta mësojë shqipen.

Këtë muhabet, kryetari i Serbisë ai e përmbylli me fjalët se “më mirë është që të binden që të hiqet taksa” dhe siç tha ai “ta kuptoni se çka është e mirë edhe për ju edhe për të tjerët”.”

SHARE