Ja si reagoi Rina, kur dëgjon këngën e Tayna-s në mes të klubit

0
115

Ndoshta ishte një mënyrë për të fituar famë e popullaritet, ndoshta me të vërtetë kishin inat njëra-tjetrën, por Tayna dhe Rina ia kanë dalë të jenë dy ndër reperet më të suksesshme në vendin tonë.

Në një kohë shumë të shkurtër, vajzat i kanë dhuruar shumë hite publikut shqiptar, por edhe janë ngacmuar shpesh, pavarësisht se në një intervistë të fundit, Rina u shpreh se nuk do merret më me DISS-e.

Mirëpo së fundmi ajo është provokuar në një klub në Prishtinë, kur teksa ndodhej me dy miq, i kanë vendosur në sfond këngën e Tayna-s. Por si reagoi Rina?

Ajo vijoi muhabetin me miqtë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Madje nga fundi i videos së publikuar nga “Lajmi.net”, Rina shihet duke kërcyer dhe tundur supet ndërkohë që kënga “Kce” është në sfond, por më pas vendoset edhe kënga e saj me Adelina Ismailin.

SHARE