Ibra: Jam kthyer ta fitoj Ligën Premier

0
504

Zlatan Ibrahimovic është afër rikthimit për Manchester Unitedin pas lëndimit të tij të rëndë të pësuar.

Pasi e bindi menaxherin Jose Mourinho se ai është në gjendje të rikthehet në gjendjen e plotë fizike.

Suedezi thotë se ai duhet të kthehet e ta fitojë Ligën Premier.

“Unë kam thënë se duhet të kthehem dhe ta përfundoj atë që kam nisur”.

“Gjithçka që u bë në sezonin e parë, natyrisht fituam tri tituj – nuk përfundoi me fundin që unë e kërkova, e që të gjithë e dëshironin”.

“Synimi është Liga Premier. Ky është synimi im ku dua të përfundoj. Gjithçka që filloi në sezonin e parë, do ta përfundojmë në sezonin e dytë”, u shpreh Ibrahimovic.

Manchester United ka pasur formë jo stabile në këtë fillim të sezonit në Ligën Premier.

SHARE