Iku në Angli duke u fshehur në kamion, i riu shqiptar fiton të drejtën e qëndrimit pas rezultateve në shkollë

0
81

Si shumë të rinj të tjerë shqiptarë edhe adoleshenti Stiven Bregu arriti të futej në Angli, duke u fshehur në pjesën e pasme të një kamioni.

Mirëpo ndryshe nga shqiptarët e tjerë që deportohen sërish në vendin e tyre pasi ju refuzohet kërkesa për azil, Stiven ka marrë në shkollë rezultate të nivelit A dhe do të fillojë punën muajin tjetër.

Mediat britanike i kanë kushtuar sërish artikuj të riut shqiptar, Stiven Bregu, 18 vjeç, ishte kontrabanduar në Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e prapme të një kamioni në 2015 për t’i shpëtuar një jete të dhunshme në shtëpi, dhe u la në Bristol.

Në pamundësi që të fliste në anglisht, ai u vendos në kujdestari, por tani ka arritur rezultate të mira në matematikë, biologji dhe kimi në St Mary Redcliffe dhe Shkollën Temple në Bristol.

Stiveni do të bashkohet me firmën e administrimit të pasurisë me qendër në Bristol, “Roëan Dartington”, pasi të fitojë shkollimin për kontabilitet.

Ndërsa po përgatitej të merrte provimet e tij, atij iu tha që po dëbohej nga Mbretëria e Bashkuar pasi kërkesa e tij për azil ishte refuzuar.

Mësuesit dhe miqtë filluan një fushatë për ta mbajtur atë në Bristol dhe ajo u nënshkrua nga më shumë se 90,000 njerëz. Ai më vonë mësoi se apeli i tij kishte qenë i suksesshëm dhe mund të qëndronte në Mbretërinë e Bashkuar.

“Unë nuk e prisja reagimin që mora nga njerëzit e Bristol,” tha Stiven, nga Totterdoën, Bristol.

“Jam shumë mirënjohës dhe shumë i kënaqur që mund të qëndroj këtu. Bristol është një vend i mrekullueshëm dhe komuniteti rreth meje ka qenë i mrekullueshëm. Bristol ka qenë aq mikpritës dhe është shtëpia ime. Shkolla dhe mësuesit kanë qenë të mrekullueshëm dhe me të vërtetë mbështetës”.

Marvin Rees, Kryetari i Bashkisë së Bristolit, tha: “Bëre mirë Stiven në rezultatet e tua fantastike të nivelit A. Këtu iu hapen portat drejt një kompanie të madhe në Bristol”.

SHARE