Insigne është më i shtrenjtë se Ronaldo, sipas CIES

0
159

Ylli i Napolit Lorenzo Insigne është më i vlefshëm se Cristiano Ronaldo i Real Madridit, sipas uebsajtit ndërkombëtar që merret me të dhënat dhe analizimin e futbollit CIES Football Observatory.
CIES e rendit Insignen si lojtarin më të vlefshëm italian dhe të 23-tin në botë, i cili vlen 103.4 milionë euro, 800.000 euro më i shtrenjtë se Ronaldo, përkundër se portugezi gëzon statusin si njëri prej dy futbollistëve më të mirë në botë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, anësori italian ka mbetur prapa Paulo Dybalas, i cili është vlerësuar si lojtari më i shtrenjtë i kampionatit italian, Serie A, dhe i nënti në botë me vlerë 163.4 milionë euro.

SHARE