Itali – Roma memorandum kundër emigrantëve: Stop fluksit në kryeqytet

0
287

Kryetarja e Bashkisë së Romës Virginia Raggi, i ka dërguar një letër Ministrisë së Brendshme italiane e Prefektit të Romës ku kërkon një memorandium për të ndaluar fluksin e emigrantëve në kryeqytet.

“Duke parë praninë e madhe të emigrantëve dhe fluksin e vazhdueshëm të tyre në territorin e komunës, i kërkoj Ministrisë së Brendshme një memoradium për të bllokuar mbërritjet e tyre në Romë” shkruan në letrën e saj kryebashkiakia e kryeqytetit italian.

“E gjej të pamundur përvecse të rrezikshme hipotezën e ngritjes së strukturave të reja të mikpritjes së emigrantëve në Romë, me një ndikim të madhe dhe në qëndrueshmërinë numerike të komunës”, thuhet në letër.

Virginia Raggi i kërkon Ministrisë së Brendshme e Prefekturës së Romës që të marrin në konsideratë presionin e madh migrues në të cilin ndodhet Roma në vendimet e tyre për ngritjen e strukturave të reja të strehimit të emigrantëve.

Administrata e komunës së Romës, shkruan numri 1 i kryeqytetit italian, shpreson se vlerësimet e institucioneve përkatëse për ngritjen e strukturave të reja për emigrantët në territorin italian të marrin parasysh presionin e dukshëm migrator në të cilën është nënshtruar Roma me pasoja të mundshme shkatërruese në shpenzimet sociale.”

Përgjatë vitit 2017 Italia është përfshirë nga një fluks i madh emigrantësh i cili ka prekur vecanërisht dhe rajonin e Lacios, në të cilin bën pjesë dhe kryeqyteti Romë. Aktualisht në Romë gjënden rreth 100 struktura strehimi emigrantësh e rreth 100 të tjera gjënden në provincën e Lacios.

Sipas vendimit të marrë nga qeveria italiane cdo rajon do të marrë në dorëzim një numër të caktuar emigrantësh të mbërritur në Itali e të përcaktuar sipas kuotave të vendosura nga Fondi Kombëtar i Politikave Sociale.

Sipas këtyre kuotave brenda dhjetorit të 2017 qyteti i Romës do të mirëpres rreth 17 mijë emigrantë që do t’i shtohen 9 mijë të tjerëve që strehohen aktualisht në këtë territor.

Plani i ardhshëm i Ministrisë së Brendshme italiane parashikon ngritjen  brenda këtij viti të strukturave të reja për strehimin në mënyrë dinjitoze të emigrantëve në Romë.

Letra e nënshkruar nga kryetarja e Bashkisë së kryeqytetit italian kërkon pikërisht ndalimin e ngritjes së këture strukturave dhe mbërritjen në Romë të emigrantëve të rinj të shpërndarë sipas kuotave të përcaktuara në nivel nacional për cdo rajon.

SHARE