Ja çka thotë Valoni, për konflikti tek penalltia mes Muriqit dhe Berishës

0
81

Kosova humbi nga Anglia me rezultatin 5-3. Megjithatë, kombëtarja e Kosovës e befasoi Anglinë me tre gola, raporton GazetaBlic. Vedat Muriqi dhe Valon Berisha kishin një konflikt të vogël tek rasti i penalltisë, ku Valoni dëshironte hat-trick, por Muriqi e mori përsipër ekzekutimin, pasi vetë e fitoi atë.

Rreth këtij konflikti ka folur edhe Valon Berisha, i cili theksoi se nuk ishte asgjë dhe i uroi fat Vedat Muriqit.“Çdo lojtarë ka qejf të shënojë hat-trick. Muriqin e përgëzoj për golin. S’ka gajle për atë sen ne jemi një familje dhe çojmë shumë kohë me njëri tjetrin. Ishalla veç e ka shëndetin. Na ka ndihmuar shumë të rritemi”, tha Muriqi për SS.

SHARE