Ja si u mbrojtën Thaçi dhe Ibrahimi me fjalët përfundimtare në rastin “Titanik”

0
129

Avokati i të akuzuarve, Menduh Thaçi dhe Bedredin Ibraimi, Elver Iseni në fjalët përfundimtare në procesin gjyqësor për rastin e PSP-së “Titanikut 2”, ka kërkuar që gjykimi për klientët e tij të refuzohet.

Menduh Thaçi nuk tha fjalë përfundimtare dhe tha se është dakord me fjalët përfundimtare të avokatit të tij. Iseni tha se padia e PSP-së është ngritur nga paditës të paautorizuar, duke u thirrur në vendimin e Gjykatës Supreme për PSP-në.

Ish-anëtari i KSHZ, Bedredin Ibrahimi tha se shuma totale e dëmit në këtë rast është 413 euro. Sipas tij, Specialja përmes insinuatave dhe dëshmive selektive ka konstruktuar vepër penale. Ai shtoi se kjo prokurori është paditëse e paligjshme.

Por prokurorja Fatime Fetai tha se pak rëndësi ka dëmi material, se sa shkelja e kodit zgjedhor dhe të drejtës së votës.

Në “Titanik 2” të akuzuar janë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, si dhe ish anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev.

Sipas PSP-së, Mijallkov si drejtor i DSK-së dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së e ka përdorur ndikimin dhe autoritetin e tij real dhe përmes Menduh Thaçit ka dakorduar që të miratohen ankimimet për rizgjedhje në tre vendvotime në Strumicë në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

SHARE