Kamioni përplas një 10-vjeçar në Batincë

0
228

Një fëmijë dhjetëvjeçar nga fshati Batincë, rrethina e Shkupit, është lënduar rëndë pasi një kamion e ka përplasur dhe tani gjendet në gjendje kritike për jetën.

Aksidenti, siç theksohet në buletinin e policisë, ka ndodhur dje rreth orës 16:10 minuta në fshatin Batincë, ku automjeti transportues “Mercedes” me targa të Shkupit i drejtuar nga S.J. (29) nga fshati Cvetovë, Shkup, ka goditur fëmijën 10 vjeçar i cili ka marrë plagë të rënda trupore. Fëmija është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” dhe është në rrezik për jetën. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

SHARE