Kastriot Berishaj shpërthen ndaj klasës politike në Tiranë e Prishtinë: Jeni nën komanden e Erdoganit dhe Vuçiçit

0
87

Komunikata e plotë e kryetarit të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, z. Kastriot Berishaj.

Ngjarja e sotme në Lezhë, ku inspektorët e Këshillit Kombëtar të Monumenteve kanë shembur piedestalin ku do të vendosej busti i kryeheroit kombëtar Gjergj Kastriotit pranë memorialit të tij në Lezhë tregon qartë se elemente të caktuara të shtetit shqiptar në mesin e tyre kanë njerëz të inkriminuar që u shërbejnë interesave të armiqve të kombit shqiptar.

Poashtu, shqetsuese është edhe propaganda mediatike përmes lajmeve të rrejshme rreth taksës ndaj produkteve serbe të vendosur nga Republika e Kosovës. Media të ndryshme dhe argatët e Serbisë janë vënë në sulm duke shpërndar dhe propaganduar lajmet e rrejshme të prodhuara nga shërbimi sekret serb.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar kërkon i bënë thirrje Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës për të fuqizuar shtetin ligjor duke hetuar të gjitha organizatat e huaja që veprojnë në territorin e shteteve tona dhe të merren masat të menjëhershme ndaj atyre që punojnë kundërligjshëm dhe kundër interesave kombëtare të popullit shqiptar. Krerët e institucioneve fetare në dy shtetet shqiptare duhet të monitorohen dhe nuk duhet pranuar asnjë ndikim nga jashtë.

Kastriot Berishaj,
Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

SHARE