Katër vite jetoi si bullgar, policia gjermane zbulon shtetasin nga Maqedonia

0
181

Ndaj 31-vjeçarit është ngritur kallëzim penal për falsifikim të dokumenteve dhe vozitje pa patentë shoferi

Rreth orës 13.45 të së mërkurës, policia gjermane në Bakum ka ndaluar një kamion të cilit i ka munguar xhami i pasmë. Mbi timon ka qenë një shtetas 31-vjeçar nga Maqedonia, i cili ka deklaruar se në Gjermani kishte ardhur që dy muaj. Pasi që shumë mirë e ka folur gjuhën gjermane, policia ka shtuar dyshimet. Përpos kësaj, edhe patenta e shoferit nuk është dukur e vërtetë.

Polici që i kontrollonte, vendosi ta ekzaminojë patentën në një qendër ekzaminuese të dokumenteve në Vechta, shkruan “NWZ”, përcjell Albinfo.ch.

Shërbimet e atjeshme kanë konstatuar se patenta ka qenë tërësisht e falsifikuar. Pasi vozitësi maqedonas nuk ka mundur të identifikohet me dokumente të tjerë, atij i janë marrë gishtërinjtë dhe është konstatuar se me vite të tëra ka qenë duke jetuar në Gjermani, ndërsa ishte paraqitur si shtetas bullgar.

Ndaj 31-vjeçarit është ngritur kallëzim penal për falsifikim të dokumenteve dhe vozitje pa patentë shoferi.

Në stacionin policor ai është mbajtur aq gjatë deri sa nuk i është dëshmuar identiteti i vërtetë. Edhe ndaj pronarit të kamionit është ngritur kallëzim penal, pasi vozitësin maqedonas e ka lejuar ta drejtojë kamionin pa patentë shoferi.

SHARE