Kenan Murseli fiton titullin e “Mister Swiss Francophone”

0
83

Kenan Murseli me origjinë kosovare ka fituar titullin si djaloshi më i bukur në spektaklin e bukurisë ‘Miss&Mister Swiss Francophone’. Konkursi ka pasur një konkurencë të madhe mirëpo ka arritur të mund të gjithë konkurencën dhe të shpallet si më i bukuri në shtetin helvetik.

Kenan Murseli tregon se ka pasur shumë emocione gjatë gjithë spektaklit nëpër gara dhe kompeticione deri në finale.

“Për mua ka qenë shumë emocion, një ëndërr që është realizuar, kam pasur shumë stres por prap se prap kam përjetuar një aventurë të bukur. Mendoja që edhe sikur mos të fitoja nuk duhet me thënë që kam humbur po me shiku gjithëçka që më ka dhënë kjo aventurë.

Tani pres të investoj edhe më shumë në këtë konkurs që të krenohem që më është dhënë mundësia të zgjidhem mister sepse pa përkrahje nuk do isha askundi e të përfaqësoj edhe Kosovën”, shprehet ai.

SHARE