Kërkohen 12 vite burg për Saimir Tahirin

0
35

12 vite burg ka kërkuar Prokuroria e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjatë seancës së sotme, ku ishin të pranishëm ish-ministri Tahiri si dhe avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia, organi i akuzës ka paraqitur pretencën.

Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e ish-ministrit Saimir Tahiri, për gjykim të shkurtuar. Kjo bën që ish-ministri të përfitojë ulje me 1/3 e dënimit.

Ish-ministri do të gjykohet së bashku me ish-drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i shpallur në kërkim prej më shumë se një viti.

Mbi ta rëndojnë tre akuza, ndërsa me pranimin e gjykimit të shkurtuar automatikisht i ulet një e treta e dënimit.

SHARE