Këta janë dy deputetët që po përfaqësojnë Kosovën në “Lutjet e Mëngjesit”

0
159

Kanë filluar takimet e delegacioneve nga mbare Bota te cilët po marrin pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” ne Washington.

Kuvendin e Republikës se Kosovës ne këtë eveniment po e përfaqësojnë deputetet Blerta Deliu Kodra dhe Armend Zemaj. Gjate ditës se sotme deputetet bashkë me Ministrin e Inovacionit Besim Beqaj kane zhvilluar një takim ne senat me përfaqësues te larte te senatit dhe te shteteve nga Evropa Juglindore, ne te cilin u diskutua lidhur me sfidat e shteteve te Ballkanit Perëndimor dhe thellimin e bashkëpunimit me senatin. Deputetet zhvilluan një takim te veçante me Admiralin Patrick Walsh, komandant i Flotës për Pacifikun.

Takimet pritet te vazhdojnë edhe gjatë ditëve ne vazhdim ku do te organizohet edhe ceremonia kryesore e Lutjeve te Mëngjesit.

Lutjet nacionale të Mëngjesit janë një traditë e vjetër, për më gjatë se gjashtë dekada, sipas të cilës, çdo vit, më 4 shkurt, në lutjet e përbashkëta mblidhen presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, anëtarë të Kongresit, politikanë amerikanë dhe udhëheqës ushtarakë, si dhe mysafirë nga qindra vende të botës.

Kjo traditë e lutjeve nacionale ka nisur që nga koha e presidentit Dëight Eisenhoëer, më 1952. Senatori i atëhershëm Franck Carlson nga Kanzasi kishte ftuar spontanisht presidentin Eisenhoëer në Senat për një lutje të përbashkët për suksesin e Qeverisë.

Kështu, ideja fillestare për lutje të përbashkëta të pozitës dhe opozitës për paqe dhe sukses në SHBA, u shtri në organizmin ndërkombëtar të lutjeve të përbashkëta ndërmjet liderëve amerikanë dhe atyre nga vende të shumta nga mbarë bota.

SHARE