Kjo Është Data Kur Neymar Do Të Zyrtarizohet Tek PSG

0
196

Gazeta prestigjioze franceze “L’Equipe” njoftoi se braziliani Nejmar, i cili është në Shangai, gjithnjë e më shumë është afër PSZH-së.

Sipas “L’Equipe” zyrtarizimi do të jetë gjatë ditës së hënën, më 7 gusht.

Kjo media përgënjeshtron lajmet se lojtari do të udhëtojë për në Doha, Katar, nga Kina në orët e ardhshme, por 25-vjeçari ka në plan ta kalojë fundjavën me testet mjekësore dhe fizike.

Përveç kësaj, ajo bën një përmbledhje me kopertinat e mediave të ndryshme spanjolle dhe të Katarit, të cilat njoftonin largimin e menjëhershëm të brazilianit nga Barcelona.

Tani për tani, Barcelona ka arritur ta ruajë sekretin e përgjithshme në lidhje me largimin e mundshëm të Nejmarit.

Në orët e ardhshme, pritet që braziliani të kthehet në Barcelonë me babain e tij dhe të sqarohen me klubin. Më pas do të tregojnë në media, se cilat janë qëllimet e tyre të vërteta për të ardhmen.

SHARE