Kush është i varvari i dytë në grarabitjen e 2 milionë eurove në Rinas?

0
212

Në njoftimin e saj zyrtar Policia bën me dije se pak minuta më parë, pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, disa persona ende të paidentifikuar, me maska dhe armë pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar.

Sipas njoftimiT të policisë, forcat e FNSH-së dhe të Policisë Kufitare të Rinasit janë vënë në ndjekje të autorëve ku gjatë kësaj ndjekjeje autorët kanë shkëmbyer zjarr edhe me Policinë.

Gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Ndërkohë forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes.

Informacion paraprak:
Pak minuta më parë, pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, dyshohet se disa persona ende të paidentifikuar, me maska dhe armë pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar.

Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit.
Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet fugon.

Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes.
Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit.

Sipas zërave të deritanishëm, nga ngjarja e sotme kanë mbetur të vdekur 2 persona njëri prej tyre është punonjës i fimës security “Naseri”, ndërsa viktima e dytë është e bandës së grabitësve të cilit pas vrasjes i janë gjetur armë dhe fishekë dhe granta në trup.
Grabitja me armë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:00 në Rinas. Persona të veshur me rroba ushtarake kanë hyrë brenda aeroportit “Nënë Tereza”, në terminal dhe të kamufluar me një mjet me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” ku kanë grabitur rreth 2 milionë euro që ndodheshin në mjetin blind.

Burimet thonë se grabitësit janë nisur drejt Fushë-Krujës, ndërsa një mjet i dyshuar si i përdorur prej tyre po digjet në shkallën e Tujanit. Policia ka bllokuar të gjithë akset kyçe ku dyshohet se mund të kalojnë grabitësit.

SHARE