Ky është funksionari i lartë i MPB i arrestuar dje (FOTO)

0
170

Portalet maqedonase kanë zbardhur identitetin e personit të arrestuar dje, që është theksuar se është funksionarë i lartë i MPB-së, gjegjësisht një nga bashkëpunëtorët e ministrit Oliver Spasovski i punësuar në kabinetin e tij.
Sipas portalit Dokaz bëhet fjalë për D.Simonovski, me përvojë 20 vjeçare në MPB, i cili ra në pranga me dyshimin e ngritur nga ana e Prokurorisë Publike për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Agjencia e lajmeve MIA ka zbardhur vetëm incialet duke mos dhënë detaje. Ai siç mësohet është arrestuar në stacionin policor Kisela Voda në Shkup.

SHARE