LDK fituese e zgjedhjeve, ja cilat parti shkojnë në balotazh nëpër komuna

0
231

Procesi i pasqyrimit të votave në uebfaqen e KQZ-së komplikohet. Megjithatë, sipas rezultateve të fundit, pasqyra është kjo:

Në Deçan Bashkim Ramosaj i AAK-së fiton pa balotazh me 63.18 për qind.
Në Gjakovë, pas numërimit të 90 për qind të votave, do të ketë balotazh mes të Ardian Gjinit të AAK-së dhe Mimoza Kusari-Lilës të Alternativës. Gjini ka 40.36 për qind të votave, ndërsa Kusari-Lila 31.82 për qind të votave.

Në Drenas pa balotazh ka fituar Ramiz Lladrovci i PDK-së.

Në Gjilan janë numëruar 74.42 për qind të votave. Ky rezultat e vendos Lutfi Hazirin e LDK-së të parin me 43.56 për qind, ndërsa në balotazh hyn Sami Kurteshi i Vetëvendosjes me 26.86 për qind.

Në Dragash janë numëruar 84.75 për qind e votave e atje do të ballafaqohen Selim Kryeziu i LDK-së (37.94 %) me Shaban Shabanin e PDK-së (28.12%).

Për herë të parë Istogu shkon në balotazh. Nga 87.3 për qind e votave të numëruara, Haki Rugova i LDK-së është ndalur në 43.85 për qind të votave, i ndjekur nga Gani Dreshaj i AAK-së me 37.07 për qind.

Në Kaçanik janë numëruar 82.98 për qind e votave. Aty po zhvillohet garë e ngushtë për vendin e dytë. I pari është Besim Ilazi i PDK-së (39.21%), i dyti Basri Kodra i VV-së (21.69%) e Shkëlqim Jakupi i LDK-së me 19.59 për qind.

Në Klinë kryetari aktual Sokol Bashota i PDK-së do të duhet që edhe për katër javët e ardhshme t’i bindë qytetarët se meriton edhe një mandat. Ai ka marrë 37.48 për qind të votave, ndërsa për balotazh luftojnë Zenun Elezaj i AAK-së me 24.54 për qind të votave dhe Besim Hoti i LDK-së me 24.11 për qind. Në këtë KQZ ka numëruar 83.87 për qind të votave.

Në Fushë Kosovë nuk do të ketë balotazh, pasi Burim Berisha i LDK-së ka fituar mandatin e katërt si kryetar komune me 63.45 për qind kur KQZ ka numëruar 82.22 për qind të votave.

Për herë të parë, VV prin në Kamenicë. Qëndron Kastrati ka fituar 34.28 për qind të votave dhe në balotazh e pret Shaip Surdullin e LDK-së që ka 28.39 për qind të votave. KQZ nga kjo komunë ka numëruar 89.29 për qind të votave.

96 për qind të votave janë numëruar në Mitrovicë. Valdete Idrizi e PDK-së prin ngushtë para Agim Bahtirit të AKR-së. E para ka 29.7 për qind e i dyti 27.13 për qind.

As në Lipjan s’do të ketë balotazh. KQZ ka numëruar 92.68 për qind të votave dhe fitues është Imri Ahmeti i LDK-së me 59.53 për qind të votave.

94.29 për qind të votave janë numëruar në Obiliq. Kryetari aktual Xhafer Gashi i AAK-së është fare pranë kuotës së 50 përqindëshit (49.18%). Nëse Obiliqi shkon në balotazh, do t’i duhet të garojë kundër Mehmet Krasniqit të LDK-së (27.78%).

Në Rahovec prin Smajl Latifi i AAK-së (33.26%) i ndjekur nga Idriz Vehapi i PDK-së (29.68%). Janë numëruar 97.44 për qind të votave.

Ajo që pak kush e ka pritur ka ndodhur në Pejë. Gazmend Muhaxheri i LDK-së ka fituar pa balotazh me 50.31 për qind.

Podujeva për herë të parë hyn në balotazh nëse vazhdon rezultati sikur i 88.29 për qind të votave të numëruara. Agim Veliu i LDK-së prin me 48.42 për qind, i ndjekur nga Agim Potera i VV-së me 29.84 për qind.

KQZ ka numëruar vetëm 76.69 për qind të votave në kryeqytet, Prishtinë. Sipas tyre, Shpend Ahmeti i VV-së prin me 44.52 për qind, ndërsa në balotazh do të përballet Arban Abrashin e LDK-së (35.89%).

Në Prizren janë numëruar 85.84 për qind e votave. Shaqir Totaj i PDK-së është i pari me 30.04, ndërsa në balotazh hyn Mytaher Haskuka i VV-së me 21.92 për qind.

Siç pritej, në Skenderaj kandidati i pavarur Bekim Jashari ka fituar pa balotazh mbi 85 për qind të votave.

Në Shtime do të ketë balotazh mes Naim Ismajlit të PDK-së dhe kandidatit të pavarur Fatmir Rashiti.

LDK-ja që udhëhiqte me Suharekën tani do të hyjë në balotazh si e dyta. Sali Asllanaj i LDK-së do të garojë në balotazh me Bali Muharremajn e AAK-së.

Në Ferizaj, Agim Aliu i PDK-së po udhëheq me rreth 39 për qind të votave, duke lënë prapa Muharrem Sfarqën e LDK-së me të cilin do të përballet në balotazh.

Në Vushtrri me 80 për qind të votave të numëruara, Ferit Idrizi i PDK-së ka 32.82 për qind të votave ndërsa LDK e VV përballen fort për pozitën e dytë. Xhafer Tahiri i LDK-së ka 26.06 për qind të votave, ndërsa Besim Muzaqi ka 25.29 për qind të votave.

Malisheva është komuna e vetme në të cilën në balotazh hyn Nisma. Nisma që udhëheq me këtë komunë në balotazh hyn si e para me Ragip Begajn që ka marrë 39.97 për qind të votave. Ai ndiqet nga kandidati i PDK-së që ka 27.72 për qind të votave.

Vitia është komuna e radhës e cila nuk do të ketë balotazh. Sokol Haliti i LDK-së ka fituar shumicën e nevojshme për t’iu shmangur balotazhit.

Ja cilat parti shkojnë në balotazh nëpër komuna

Demokracia në veprim përmes një konference për media ka bërë të ditur rezultatet preliminare për të gjitha komunat e Kosovës. Në shumicën e komunave pritet të ketë balotazh.

Deçan AAK 63.59, LDK 16.2, LVV 12.99, PDK 4.7 Nisma 0.54

Gjakovë AAK 40.78, Alternativa 31.18 për qind, LVV 12.24, PDK 9.79, LDK 4.02, Nisma 2.53, AKR 1.03 për qind.

Gllogoci PDK 57.55 për qind, Nisma 24.16, LVV 3.67

Gjilani LDK 43.42, LVV 27.67, PDK 17.34, AAK 8,54, Nisma 1.53, PD 0.85 për qind

Dragashi LDK 35.26, PDK 32,29, Vakat 19.26, Iniciativa Gora 10.18, LVV 5.41, AAK 3,88, Nisma 1.61 për qind.

Istogu LDK 43.46, AAK 36, PDK 8.61 LVV 8.52

Kaçaniku PDK 39.64, LVV 21,48, LDK 17.48

Klina PDK 36.70, AAK 25.70, LDK 24.15, LVV 7.33, Nisma 4.37 për qind, AKR 2.03 për qind

Fushë Kosova LDK 62.39, LVV 19.75, PDK 10.6, AKR 3.56, AAK 2.9, Nisma 1.47

Kamenica LVV 34.82, LDK 28.36, PDK 15.54, AAK 14,54, AKR 7,13, Nisma 2.11

Mitrovica e Jugut PDK 30.32, AKR 25.8, LDK 21.86, LVV 15.84, AAK 1.84

Leposaviqi Lista Serbe 61.68 për qind

Lipjani LDK 56.25, PDK 23.1, LVV 9.43, AAK 6.99, Nisma 4.1 për qind

Novo Bërda Lista Serbe 52.6 për qind, LDK 30.56. AKR 7.85, PDK 5.73, AAK 3.26 për qind

Obiliqi AAK 46.95, LDK 26.38, PDK 12.34, LVV 8.1, Nisma 1.63, AKR 1.9

Rahoveci AAK 34.48, PDK 28.5, LDK 20.63, LVV 15.68, Nisma 1.40 për qind

Pejë LDK 50.08, AAK 31.95, PDK 9.31, LVV 6.34, Nisma 0.86, Fjala 0.9 për qind

Podujeva LDK 50.08 për qind, LVV 29.34, PDK 17.97, AAK 2.09

Prishtina LVV 44.46 për qind, LDK 35.54, AKR 10.12, PDK 5.76, AAK 3.41, Nisma 0.85

Prizreni PDK 29.66, LVV 22.7, LDK 19.8, AAK 8.68, Nisma 8.11 për qind, KDTP 5.17, NDS 5.29, Fjala 1.08

Në Skenderaj fiton pa balotazh Bekim Jashari, kandidat i pavarur me 83.7 për qind, pasuar AKR 9.32, LDK 3.53 për qind dhe LVV 3.28 për qind

Shtime PDK 34.8 për qind, kandidati i pavarur 24.84 për qind, LDK 19.47 për qind, LVV 14.79 për qind

Shtërpce Lista Serbe 70.54 për qind, PDK 14.98, Iniciativa Qytetare 14.41 për qind

Suhareka AAK 39.44, LDK 33,82, PDK 12,36, LVV 10.87, Nisma 2.7, AKR 1.32 për qind

Ferizaj PDK 39.65, LDK 31.08, LVV 19,91, AAK 4,91

Viti LDK 52,4, LVV 24.33, PDK 19.28, AAK 5.28

Vushtrria PDK 32,09, LVV 27.72, LDK 25.53, AKR 8.14, AAK 5.49, Nisma 2.77

Zubin Potoku Lista Serbe 79.64

Zveçani Lista Serbe 71.59

Malisheva Nisma për Kosovën 39,95, PDK 27.78, LDK 13.52, LVV 13.15

Juniku AAK 58.36, LDK 22.64, LVV 12.27, PDK 6.68

Mamusha KDTP 56.46

Hani i Elezit Kandidati i pavarur Rufki Suma 58.41 për qind, PDK 32.69

Graçanica Lista Serbe 86.91 për qind, Iniciativa Qytetare 13.09 për qind

Ranilluk Lista Serbe 77.18 për qind, PDS 11.86

Partesh Lista Serbe 61.65, Iniciativa Qytetare 38.35 për qind

Kllokoti Lista Serbe 47.28 për qind, Iniciativa Qytetare 39.48 për qind

Mitrovica Veriore Lista Serbe 63.56 për qind, Iniciativa Qytetare 18.04, PDK 8.8, KAR 8.39 për qind.

SHARE