LG X5 2018 vjen me bateri 4500 mAH

0
304

LG në heshtje prezantoi telefonin e ri LG X5 (2018), i cili është një pajisje me çip Mediatek MT6750, procesor tetë-bërthama 1.5GHz dhe ekran 5.5 inç HD.

Telefoni ka RAM 2GB, 32 GB kapacitet të ruajtjes, kamerë të pasme 13MP, ndërsa një sensor 5MP është i vendosur në pjesën e përparme. Përmasat e telefonit janë 154.7 x 78.1 x 8.9mm dhe peshon 171 gram.

Pajisja punon nën sistemin operativ Android 8.0 Oreo, dhe është mundësuar nga një bateri e madhe 4500mAh.

Përveç kësaj, telefoni ka gjithashtu një sensor të gjurmëve të gishtave në anën e pasme, mbështet LG Pay dhe arrin në variantet Morokan Blue.

Koreja e Jugut është tregu i parë ku do të dalë LG X5 2018 dhe çmimi i telefonit është rreth 330 dollarë.

SHARE