Majlinda e pandalshme, arrin në finale – Mposhtë xhudisten numër një në botë

0
110

Majlinda Kelmendi ka arritur të shënoj fitore në gjysmë-finale në Lojërat Evropiane në Minsk.

Kelmendi e mposhti në gjysmë-finale, xhudisten që vlerësohet më e mira në botë, francezen Amandine Buchard.

Xhudistja kosovare ka arritur në finale duke i siguruar tashmë një medalje Kosovës.

13:38 – Nora Gjakova ka arritur ta mposhtë Pauline Starke nga gjermania.

Gjakove me këtë fitore ka arritur që të kaloj në gjysmëfinale, duke siguruar që të jetë në garë për medalje në kategorinë deri në 57kg.

Kelmendi ka arritur që të kaloj në gjysmë finale të garës, duke siguruar garën për medalje në kategorinë deri në 52 kg.

Majlinda dhe Nora janë kualifikuar në çerekfinale të Lojërave Olimpike, duke triumfuar kundër Kocher në kategorinë -52 kg, respektivisht kundër Gnettos në kategorinë -57.

Majlinda Kelmendi e ka nisur mbarë rrugën drejt medaljes në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”, raporton Gazeta Express.

Kampionia Olimpike mundi zviceranen, Fabienne Kocher, kategoria -52 kg, për t’u kualifikuar në çerekfinale.

SHARE