Makina përplaset në turmën që festonin Festën e Bajramit

0
267

Gjashtë persona, duke përfshirë edhe tre fëmijë, u plagosën kur një makinë u fut në një turmë njerëzish jashtë një qendre sportive në Newcastle në Britaninë e Madhe. Një nga fëmijët thuhet se është lënduar rëndë. Policia ka njoftuar se incidenti nuk besohet të jetë i lidhur me terrorizmin, njofton BBC.

Një grua 42-vjeçare u arrestua dhe është në paraburgim. Personat po merrnin pjesë në këtë ngjarje për të shënuar fundin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Edhe vet kryetari i Komunës së Newcastle ishte më herët në këtë ceremoni.

SHARE