Maqedoni, këto janë profesionet më të paguara

0
206

Rroga mesatare për muajin nëntor, 2017, ishte 23.196 denarë. Sipas Entit Statistikorë, 1,1 % e të punësuarve nuk kanë marrë rrogë. Megjithatë, këto janë profesionet më të paguara në Maqedoni.

Nëse doni rrogën më të lartë, atëherë nëse punoni në aviacion rroga arrinë deri në 96.116 denarë.

Në radhë të dytë janë programerët të cilët në nëntor rroga e tyre arriti deri në 50.248 denarë.

Shërbimi financiar dhe farmacia gjithashtu janë ndër profesionet më të paguara ku rroga e tyre varion nga 45.251 e më lartë.

Në sport, aktivitetet argëtuese dhe telekomunikacion rroga është nga 40.193 deri në 38.940 denarë.

Nëse punoni në sektorin e marketingut dhe hulumtimin e tregut ju do të paguheni 37.209 denarë, ndërsa në sektorin e kontabilitetit ju do të merrni 35.800 denarë.

Ndër profesionet më të paguara gjithashtu bëjnë pjesë edhe aktivitetet ligjore, magazinierët, dhe ndihmuesit në transport, furnizuesit me rrymë elektrike, gazsjellësit, sektori për sigurim, fondi pensional, përveç sigurimit social, si dhe aktivitetet arsimore, teknike dhe të ngjashme.

SHARE