Maqedoni, lirohen çmimet e derivateve

0
244

 

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95, diselit EURODISEL (D-E V) dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), prej sonte në mesnatë ulen për 0.50 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 arrin 63.000 den/litër, EURODISEL (D-E V) 51,00 den/litër ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të kushtojë 39,50 denarë për litër.

Çmimi i benzinës EUROSUPER BS-98 mbetet 65,00 denarë për litër.

Për 0.421 denarë shtrenjtohet mazuti M-1 NS dhe një kilogram do të shitet për 26.287 denarë.

SHARE