Marcelo do që të mbetet te Reali

0
93

Marcelo nuk dëshiron që të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar veror, sipas raportimeve nga ESPN.

Mbrojtësi brazilian ishte lidhur me një transferim te Juventusi, mirëpo një gjë e tillë tani mund të mos ndodhë.

Ai e ka kaluar një stinor jo të mirë te Mbretërit, duke humbur pozitën e titullarit në disa raste, mirëpo tani duket se ka ndarë mendjen që të mbetet në “Santiago Bernabeu”.

SHARE