Mbajeni Maradonën, argjentinasi do t’i japë dru Sampaolit

0
226

Legjenda e Argjentinës, Diego Armando Maradona, do të vazhdojë të jetë i skalitur në muret e Argjentinës dhe memoriet e secilit, pasi nuk arrihet nga askush. As Messin nuk mund të jetë si ai, ndërsa Diego ka folur për paraqitjen e ekipit amerikano-jugorë duke i sulmuar të gjithë.

“Kam tërbim, që nuk mund të transmetohet me fjalë. Kam një zemërim shumë të madh të brendshëm, sepse pamë të na poshtërohej fanella e kombëtares. Nuk ka justifikim të goditesh ashtu nga një ekip si Kroacia, që nuk është Gjermania, Brazili, Holanda dhe Spanja. Kësisoji, duhet të themi të vërtetën.

Federata është drejtuar nga njerëz që nuk dinë asgjë rreth futbollit, që merren me improvizime dhe kanë mungesë planifikimi. Sampaoli? Gjithkush besonte se trajneri do t’i zgjidhte problemet e lojës me kompjuterë, me dronë, me 14 asistentë, me 25 ndihmës. Argjentina nuk e di se çfarë luan, nuk ka zgjidhje fare, domethënë në mesfushë, në mbrojtje apo në sulm.

Messi? Ka luajtur si ai mund të luajë, pasi shokët e skuadrës nuk e kanë mbështetur, nuk kanë luajtur rreth tij, si te Barcelona. Leo është e vështirë për t’i zgjidhur problemet i vetëm, pa ndihmën e shokëve”, – tregoi Maradona.

SHARE