Mbi 3000 aksidente komunikacioni në Maqedoni, mbi 100 të vdekur brenda një viti

0
218

Nëpër rrugët e Maqedonisë, nga janari e deri në nëntor të këtij viti kanë ndodhur 7330 aksidente komunikacioni. Nga ky numër, 3694 kanë përfunduar me lëndime serioze, kurse 3636 janë përfunduar vetëm me dëme materiale.

Nga numri i përgjithshëm i aksidenteve, në 122 raste kanë vdekur po aq njerëz. Kështu thonë të dhënat e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacion (KRSK).

Sipas tyre, 81% e shoferëve në Pehçevë e vendosin rripin e sigurisë, kurse 91,3% nuk e vendosin rripin e sigurisë. Në Llozovë, 70,6% e motoristëve mbajnë helmetën, kurse 93,7% e motoristëve të Vasilevës nuk e mbajnë helmetën.

Në Shtip, 94,1% e shoferëve u kanë dhënë përparësi këmbësorëve, kurse në Resnjë 77,4% nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve. Në Karposh, 86,5% e këmbësorëve kanë kaluar në vija të bardha, kurse në Vasilevë ka ndodhur e kundërta.

Në Pehçevë janë regjistruar të gjitha automjete, pra 100%, kurse në Prilep vetëm 26%. Në Kratovë, 7,6% e kanë tejkaluar shpejtësinë mbi 50km në orë, kurse në Kërçovë, 78,4% e shoferëve e përshtatin shpejtësinë me nivelin e lejuar.

Përgjithësisht, KRSK-ja vlerëson se ky vit ka qenë i suksesshëm dhe se numri i aksidenteve dhe vdekjeve në komunikacion është ulur, krahasuar me vitin paraprak.

SHARE