Meteorologët japin lajmin e mirë: Ja çfarë ndodh me motin këtë javë

0
91

Moti i nxehtë që ka përfshirë vendin, do të bëjë pushim gjatë kësaj jave pasi pritet që temperaturat të ulen me 6 gradë Celsius.

Kjo ulje do të vijë si pasojë e zbritjes së masave ajrore të freskëta të Europës Veriore drejt jugut dhe juglindjes së kontinentit.

Rënia e temperaturave me rreth 6 gradë Celsius pritet të ndodhë në të gjithë vendin dukë bërë kështu që temperaturat e mesditës të jenë 24-25°C në zonat malore dhe deri 30°C në zonat e ulëta dhe ato bregdetare.

Kjo rënie e temperaturave do të shoqërohet edhe me reshje shiu, por jo në sasi të konsiderueshme.

Kujtojmë se prej disa kohësh temperaturat e larta kanë përfshirë të gjithë vendin tonë. Madje fundjava shënoi edhe viktimën e parë si pasojë e të nxehtit, ku një i moshuar nga Kuçova ndërroi jetë.

SHARE