Mladiq e paguan për kasaphanën ndaj boshnjakëve, Haga e dënon me burg të përjetshëm

0
235

Ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Mladiq, i njohur edhe si “Kasapi i Bosnjës”, u shpall fajtor pas më shumë se 20 vjetësh nga masakra e Srebrenicës.

Ai u përball me 11 akuza, dy për gjenocid, pesë për krime kundër njerëzimit dhe katër për shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës.

Këshilli Gjyqësor i Tribunalit të Hagës, në përbërje Alphons Orie (kryesues), Christoph Flügge dhe Bakone Justice Moloto (anëtarë), e shpalli fajtor Mladiqin si pjesëtar i, siç u quajt, “veprimit të bashkuar kriminel”, për gjenocid në Srebrenicë, terror mbi myslimanët dhe kroatët në tërë Bosnje e Hercegovinën, terrorizim të Sarajevës dhe rrëmbim të “helmetave të kaltra” dhe një sërë krimesh tjera.

Në fund të gjykimit që zgjati 6 vjet, Mladiq u lirua nga njëra akuzë për gjenocid që kishte të bënte me kryerjen e gjenocidit në gjashtë komuna të tjera boshnjake më 1992, por u shpall fajtor për të gjitha akuzat e tjera. Për operacionet e “spastrimit etnik” në Bosnje, sulmet dhe bombardimet e civilëve të rrethuar në Sarajevë, masakra e meshkujve dhe djemve myslimanë në Srebrenicë dhe marrjen peng të personelit të OKB-së në një përpjekje për të penguar sulmet ajrore të NATO-s.

SHARE