“Mund të jetë mb ytur”, u zhduk papritur 4 ditë më parë, dalin pistat e para për humbjen e futbollistes 24-vjeçare shqiptare

0
122

Florijana Ismaili është zh dukur që nga e shtuna pasdite dhe ekipet e shpëtimit po punojnë për gjetjen e saj. Mediat e huaja i kanë zbuluar hipotezat e para të arsyes së zhd ukjes së futbollistes nga Kosova

Mediat e huaja shkruajnë se futbollistja nga Kosova, Florijana Ismaili mund të ketë pësuar go ditje (sh ok) termik për shkak të ndryshimit të temperaturave para dhe pas futjes në ujë në liqenin e Comos në Itali. Futbollistja 24 vjeçare rezulton e zhd ukur që nga e shtuna pasdite

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë ta kërkojnë futbollisten e zhd ukur nga Kosova, Florijana Ismaili.

Të martën kanë dalë hipoteza të reja, shkruan Gazeta Express.

Mediat e huaja shkruajnë se 24 vjeçarja mund të ketë pësuar sh ok (god itje) termik për shkak të ndryshimit të madh të temperaturave para dhe pas futjes së saj në ujë në liqenin e Comos në Itali.

Florijana ishte duke e kaluar fundjavën me një shoqe në një varkë në liqe, kur kërceu në ujë dhe më nuk doli nga ai.

Në atë ditë, temperatura regjistronte 33°C, ndërsa vajza ishte në gjendje perfekte për të notuar.

Mirëpo, ajo u zh duk menjëherë dhe nga ajo kohë zviceranët po e kërkojnë Ismailin.

Madje, është angazhuar edhe një robot, i aftë të gjurmojë edhe në thellësi prej 100 metrash, sa thuhet se është i thellë liqeni i Comos.

Edhe Qeveria e Republikës së Kosovës është vënë në gatishmëri për të ndihmuar në gjetjen e futbollistes së zhd ukur.

SHARE