Negociatat, zyrtari i lartë “i tërheq veshin” politikës: Ky është orientimi gjerman

0
184

Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Drejtësisë në Gjermani, z. Christian Lange, ka folur nga Tirana sot për çështjen e hapjeve të negociatave me BE-në. Lange ka theksuar se Vetingu është një proces me rëndësi për sistemin e drejtësisë, ndërsa në politikë theksoi se ishte me rëndësi konsensusi, por që në Shqipëri nuk vlerësohej.

“Në Gjermani jemi më shumë të orientuar drejt konsensusit, gjë që nuk e shikoj në Shqipëri. Por konsensusi është një gjë shumë e mirë”, tha Lange.

Ai bëri të ditur se sot në mëngjes pati vizituar Shkollën e Magjistraturës, e cila “bën një punë shumë të mirë në formimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.”

SHARE