Nesër fillon llogaritja verore e kohës

0
218

Me lëvizjen e akrepave të orës për një orë më vonë, prej sonte ora 2 pas mesnate do të konsiderohet 3, me çka fillon llogaritja verore e kohës.

Vendimi për ditën dhe orën e fillimit dhe ditën dhe orën e përfundimit të llogaritjes verore të kohës për vitin 2018 është miratuar në seancën e fundit të Qeverisë, në pajtim me direktivat e Parlamentit Evropian.

“Miratimi i këtij vendimi kontribuon në ndjekjen e politikës afatgjate ekonomike të Maqedonisë për ndërlidhje me Bashkimin Evropian, si dhe përkujdesje për funksionimin e papenguar të sektorëve të caktuar, jo vetëm të transportit dhe lidhjeve, por edhe sektorëve tjerë të industrisë që kërkojnë planifikim të qëndrueshëm afatgjatë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë.

Llogaritja verore e orës në vitin 2018 përfundon më 28 tetor në orën tre të mëngjesit, kur akrepat e orës do të kthehen një orë prapa.

SHARE