Neymar dhe yjet e PSG-së do nderojnë Lorik Canën të dielën

0
258

Ceremonia me kombëtaren shqiptare kundër Italisë, nuk ishte e fundit për Lorik Canën.

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se ish-kapiteni legjendar kuqezinjve do të luajë topin e parë nga mesi i fushës së lojës në ndeshjen e së dielës mes Marsejës dhe PSG-së.

Loriku do të zhvillojë kështu edhe një ceremoni në “Velodrome”, për të shënuar kështu mbylljen e karrierës. Cana nisi karrierën e tij tek ekipi B i PSG, në vitin 2000, për të kaluar më pas në sezonin 2002 drejt ekipit të parë, ku qëndroi për tre vite.

Më pas, ai kaloi tek klubi i Marsejës, ku qëndroi plot katër vite, nga sezoni 2005 – 2009. Aty ai fitoi edhe zemrat e tifozëve, ku për disa kohë ishte edhe kapiteni i skuadrës.

SHARE