Një vit pas martesës së bujshme, çifti i famshëm drejt divorcit

0
188

Edhe pse nuk kanë dashur ta deklarojnë publikisht se po kalojnë një krizë në martesë, një prej çifteve të famshme të showbiz-it në Turqi, Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen, janë drejt divorcit. Ky është lajmi që vjen nga mediat turke, të cila aludojnë prej disa muajsh.

Pak javë më parë, lajmi se çifti kanë probleme u përhap shpejt, por ishte Fahriye Evcen ajo që nxitoi të postonte një foto në Instastory duke u dhënë fund kështu thashethemeve.

Por, me gjithë përpjekjen për ta mbajtur krizën vetëm për vete, nuk kanë mundur. Dyshimet e fundit u shtuan pasi Burak Ozcivit, në ndarjen e çmimeve të revistës GQ në Turqi ishte vetëm dhe i pashoqëruar nga bashkëshortja. Pyetjes “pse vetëm”, ai iu përgjigj pa shumë dëshirë: “Fahriye është e zënë me punë. Kjo është arsyeja pse nuk më shoqëron sonte”, – tha aktori, por e vërteta ishte ndryshe.

Në të njëjtën kohë, Evcen postoi një foto në Instastory duke parë televizor në shtëpi. Pas disa minutash, ajo u detyrua që ta fshijë postimin.

SHARE