Njësitet speciale të Sllovenisë koriten para NATO-s, ja çfarë u ndodhi

0
212

Njësiti elitar, Brigada 72 e ushtrisë sllovene nuk e kaloi testin e gatishmërisë luftarake të NATO-s, shkruajnë mediet sllovene.

Kjo ka ngritë dyshimin se a mundet Sllovenia t’i përmbush obligimet e veta ndaj Aleancës, shtohet në komente.

Siç transmeton STA shkrimin e portalit 24ur.com, 800 ushtarë të Brigadës 72 janë koritë gjatë ushtrimit për aftësim në kuadër të standardeve të NATO-s në poligonin Poçek javën e kaluar.

Përfaqësuesit e NATO-s të cilët e vlerësonin gatishmërinë luftarake të ushtarëve në pesë fusha, iu dhanë notë kaluese vetëm në një fushë, përkundër asaj që ushtarët kanë ushtruar 18 muaj në Slloveni dhe në botën e jashtme.

Televizioni POP-TV pretendon se ajo që aleatët kanë mundur të shohin në Poçek më tepër i ngjante mahisë së një prilli.

“Ushtarët sipas metodës CREVAL të Aleancës NATO nuk kanë ditur të manovrojnë në hapësirë, pajisjet të cilët ia ka siguruar ministria e mbrojtjes u treguan të dobët, nga çizmet kanë rënë gomat e poshtme, ndërsa shumë ushtarë kanë kërkuar ndihmë në shërbimit sanitar dhe te mjeku për shkak të ngrirjeve”, pretendon ky televizion.

Mediet transmetojnë se tani shtrohet pyetja se a mund të marrin pjesë ushtarët slloven në operacione ndërkombëtare në prill të këtij viti, duke marrë parasysh se u tregua se ata nuk do të jenë të gatshëm deri atëherë.

STA pretendon se pret që ushtria ditët e ardhshme të komentojë rezultatin e ushtrimit.

Problemet në komunikim me Shtabin e Përgjithshëm dhe me disa gjeneralë ka konfirmuar edhe ministrja Andreja Katiç, duke thënë për POP-TV se ajo ka marrë vesh prej medieve për detajet e rezultateve të kontrollit të batalionit nga Maribori i cili ka marrë pjesë në kontrollin e gatishmërisë luftarake për forcat tokësore në kuadër të NATO-s, dhe se për rezultate të dobëta nuk ishte informuar me kohë dhe për këtë është e indinjuar dhe e brengosur.

SHARE