Nxënësja kumanovare, Duresa Rushiti, drejt SHBA-së

0
60

Gjithmonë kishte ëndërruar të mësonte në një nga shkollat e mesme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E kjo ëndërr i është bërë realitet falë një burse mësimi “Youth Exchange and Study (YES)”(Program i këmbimit dhe studimit të rinisë), shkruan gazeta Lajm.

Duresa Rushiti nga Çerkezi i Kumanovës, nxënëse e vitit të dytë në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Kumanovë, është një prej këtyre nxënësëve që fitoi bursën dhe u bë pjesë e këtij programi.

Duresa mbrëmë është nisur për në SHBA. Babai i saj, Xhemaili është shumë i lumtur që vajza e tij do të shkollohet në Amerikë.

Ai rrëfen se si ajo e fitoi bursën për të mësuar në SHBA.

“Gjithçka ka nisur kur konkurroi në një program shkëmbimi që quhet ‘Youth Exchange and Study’ (YES). Duresa iu nënshtrua tre provimeve, një në Kumanovë dhe dy në Shkup. Ia doli që me sukses ti kalojë provimet.

Përvec provimeve ka pasur edhe seminare ku kanë mësuar se si jetojnë në Amerikë, me një fjalë janë përgatitur se si të përshtaten në jetën amerikane. Pas pranimit ajo u gëzua shumë, u gëzuam edhe ne si prindër. Mbrëmë (e martë, 27 gusht) nga Shkupi janë nisur për në SHBA me aeroplan në relacionin Shkup-Beograd-Zurich-SHBA. Atje do të vendosen në Kaliforni në shkollën Red Bluff High. Shkollimi është njëvjecar”, tregon Xhemail Rushiti, prindi i Duresës.

Duresa Rushiti do të jetë një “ambasadore e re”e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në SHBA.

SHARE