Pas përmbytjeve në autostradë nisin hetimet

0
200

Vijojnë hetimet për shkaqet e përmbytjes së autostradës mbrëmjen e 30 nëntorit 2017.

Prokuroria e Tiranës i kërkon Autoritetit Rrugor Shqiptar dosjen e Projektit të ngushtimit të përroit në Urën e Limuthit në Autostradë.

Sipas burimeve nga kjo prokurori janë të paktën 20 biznese që janë paraqitur në prokurori dhe kanë bërë kallëzim për dëmtim të pronës nga përmbytja.

Ndërkohë dosja hetimore i është përcjellë komisariatit të policisë Vorë për të kryer veprimet në terren.

Dosja po hetohet nga prokurori Ervin Karanxha.

Ende nuk është e saktë se sa është vlera e dëmit të shkaktuar nga përmbytjet në autostradë por ekspertët kanë përllogaritur të jetë mbi 1 milionë euro.

SHARE