Për një dimër pa sëmundje dhe pa depresion

0
216

Dimri mund të sjell gëzim të madh për shkak të festave të fund vitit, por gjithashtu sjell edhe temperatura të ulëta, i rritë shanset për t’u sëmurë dhe disave u sjell edhe depresion!

Megjithatë, në raste të tilla, duhet të kemi parasysh forcën e ushqimit.

Ndryshimi i dietës gjatë muajve të dimrit mund të na ndihmojë t’u bëjmë ballë ndikimeve negative që ka dimri në trupin tonë.

Specat e kuq

Vitamina C njihet për zvogëlimin e lodhjes dhe forcimin e sistemit të imunitetit, e këto dyja janë të nevojshme gjatë muajve të ftohët të dimrit. Specat e kuq kanë trefish më shumë vitaminë C sesa një portokall dhe janë shumë efektivë në forcimin e sistemit të imunitetit.

Specat e kuq gjithashtu përmbajnë pitokemikale dhe karotenoide, në veçanti beta-karoten, e këto ju mbushin me antioksidantë dhe efekte antipezmatuese.

Kërpudhat

Kërpudhat duhet të jenë pjesë e pjatës tuaj gjatë dimrit, sepse, siç thonë nutricionistët, ato posedojnë veti antivirale dhe antibakteriale, e të cilat i luftojnë infeksionet. Ato gjithashtu janë të pasura me vitaminë D dhe kjo ndihmon në forcimin e sistemit të imunitetit.

Djathi

Njëjtë sikurse vitamina C, edhe vitamina D është pjesë vitale e dietës së dimrit për shkak të përfitimeve që i sjell në mirëqenien mendore.

Vitamina D është mënyra më efektive për t’i luftuar ndjenjat e këqija dhe depresionit, ndërsa djathi njihet si ushqim që i rritë nivelet e vitaminës D, bashkë me të verdhët e vezës, lëngun e portokallit, qumështin e sojës, salmonin, etj.

Ushqime tjera të cilat duhet t’i konsumoni gjatë dimrit janë edhe bananet, kanellën, boronicat e egra dhe peshqit.

SHARE